Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Urimi i veçantë i Eneda Tarifës për 28 Nëntorin

(Video) Urimi i veçantë i Eneda Tarifës për 28 Nëntorin
November 28
15:35 2016

Sot festohet 104-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe nuk kishin si të mungonin edhe urimet nga personazhe të njohur të ekranit.

Një nga këto personazhe është edhe Eneda Tarifa, e cila ka zgjedhur të urojë festat e nëntorit në një mënyrë të veçantë. Me një video në Instagram, këngëtarja dhe ish-moderatorja e “Portokalli” ka treguar vajzën e saj të vogël, Arian, duke recituar një vjershë për festën e flamurit.

“Valëvitet nëpër fasta,

Një shqiponjë vizatuar,

Në një copë të kuqe gjaku,

Të gjithë rrinë duke nderuar!

Gëzuar festat edhe nga ne!”, – shkruan Eneda në përshkrimin e videos.

Teksa dëgjojmë vogëlushen të recitojë aq bukur vjershën, në fund e ëma e saj na tregon se kjo është vjersha e parë e Arias. S’na mbetet gjë tjetër veçse të themi: Bravo Aria! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje