Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Udhëton nga Indonezia në Kanada për ta takuar, aktorja e njohur fton në skenë fansin e saj

(Video) Udhëton nga Indonezia në Kanada për ta takuar, aktorja e njohur fton në skenë fansin e saj
September 13
22:30 2018

Historia e këtij djali është e pabesueshme, sepse ai udhëtoi nëpër botë me një qëllim shumë të veçnatë, të takonte nga afër idhullin e tij. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Julia Roberts. Djali ka udhëtuar nga Indonezia mijëra kilometra për të takuar yllin e Hollyëoodit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto ku Roberts ka prezantuar filmin e saj më të fundit “Ben Is Black”.

Kur aktorja u takua me djalin dhe ai i tregoi gjithë historinë  ajo ka ndërprerë bisedën dhe nuk ka hezituar ta merrte atë në skenë . Djali është mirëpritur me duartrokitje dhe i emocionuar e ka përqafuar aktoren duke përfituar nga rasti të shkëmbejë dy fjalë me të e sigurisht të bëntë edhe një foto.

Duket se ky udhëtim ia ka vlejtur sepse ai ka bërë realitet një nga ëndrrat e tij më të mëdha.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje