Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tristan tradhtoi Khloe, ja si reagoi Kim Kardashian kur u takua me të

(Video) Tristan tradhtoi Khloe, ja si reagoi Kim Kardashian kur u takua me të
November 14
19:30 2018

Ngjarja e tradhëtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian ishte lajmi më i bujshëm i këtij sezoni të “Keeping up with the Kardashians”. Pikërisht klipi i serisë më të re, tregon momentin kur Khloe lindi dhe aty ishte e gjithë familja. I pranishëm ishte dhe Tristan, i cili u përball për herë të parë me ta pas lajmit.

Ndonëse të gjitha po mundoheshin ta mbanin situatën të qetë, aty u ndje tensioni, sidomos mes Kim dhe Tristan. Ajo nuk e takoi, dhe u largua për në tualet. Kur u rikthye, ajo imitoi një gjest “të prerjes së fytit” pas krahëve të tij. Më pas, ishte Khloe ajo që i pyeti nëse do të përshëndeteshin apo jo, dhe ata shkëmbyen një përqafim thjesht për hir të saj. Kim u largua në anën tjetër të dhomës dhe kështu situata mbeti nën kontroll.

“Jam shumë e çliruar që ja dolëm dhe mundëm të ndihmonim Khloe në pritjen e fëmijës. Faleminderit Zotit! Atmosfera në dhomë ishte e qetë, mendova se do të ishte më e tensionuar. Pavarësisht se sa doja të shpërtheja, nuk mendoj se është koha e duhur, prandaj do të jem thjesht e sjellshme. Nuk ka nevojë të ketë shumë interaktivitet me Tristan, thjesht duhet të jem aty për Khloe.”- u shpreh Kim në klip.

Episod pas episodi zbulohen detaje të reja dhe përfundimisht “Keeping up with the Kardashians” është shumë e vështirë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje