Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) The Weeknd publikon videon për “Starboy”. Blasfemi apo art?

(Video) The Weeknd publikon videon për “Starboy”. Blasfemi apo art?
September 28
19:22 2016

Para disa ditësh, The Weeknd publikoi cover-in e albumit të tij të radhës që pritet të publikohet pas disa javësh, ndërkohë që në Apple dhe tregjet e tjera muzikore si Amazon apo Spotify, këngëtari kanadez publikoi këngën “lidere” të albumit, “Starboy”.

Para pak minutash, The Weeknd dha më në fund mundësinë e shikimit të klipit në Youtube, pasi në llogarinë e tij zyrtare “Starboy” tashmë është i shoqëruar edhe me një videoklip.

Dikush mund ta quajë herezi, dikush tjetër mund ta quajë një video “Star Wars”-i. Në një ambient të mbushur me ngjyra të errëta, The Weeknd shfaqet me një kryq që të jep idenë e armëve në “Star Wars” e duke shkatërruar sendet përreth.

Daft Punk, me të cilët kanadezi ka bashkëpunuar për këngën, shfaqen shumë pak, për të mos thënë fare në klip, përveç pjesës së një pikture të varur në mur.

Përpos të gjithave, “Starboy” është një vazhdim i zhanrit dhe linjës së “The Weekend” dhe është pritur mirë nga fansat anembanë globit.  /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje