Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tayna rikthehet pas në kohë, ja si dukej ajo në mbrëmjen e maturës

(Video) Tayna rikthehet pas në kohë, ja si dukej ajo në mbrëmjen e maturës
May 17
16:04 2019

Ajo është një ndër reperet më të famshme të momentit në vendin tonë. Çdo këngë e Taynës kthehet në një hit menjëherë pas publikimit dhe këtë e tregojnë edhe klikimet  në you tube.

Siç të gjithë e dimë këto dy muaj janë shumë të rëndësishëm për maturantët, dhe duket se reperja ka kujtuar kohën kur ajo festonte mbrëmjen e maturës vetëm 3 vite më parë dhe në Instagramin e saj ka postuar një video ku ka treguar se si dukej  atë natë.

Tayna kishte veshur një fustan të gjatë i cili e tregonte mjaft elegante, por më poshtë mund të shihni edhe ndryshimin që ajo ka për 3 vite, sepse sigurisht fama e madhe dhe të jesh një repere kaq e sukseshme ndikon shumë në të gjitha aspektet e jetës.

Jo vetëm Taynën në fakt por të gjithëve na ka marrë malli që të rikthehemi edhe njëherë në maturë, sepse siç cilësohet nga të gjithë është ndër periudhat që nuk harrohet asnjëherë.

 

 

Komento
Shperndaje