Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Surprizë si në përralla për ditëlindjen e Angela Martinit

May 24
22:42 2016

Vetëm dy ditë më parë ju treguam në një artikull (lexo këtu) se si bukuroshja Angela Martini bëri një “arratisje të ëmbël” nga qëndrimi i saj në Kanë drejt e në një ishull privat në Maldive.

Por duket se ato pamje që Angela na tregoi nëpërmjet Snapchat-it paskan qenë vetëm fillimi i asaj çka pritej të ndodhte më pas. Modelja shqiptare ka festuar sot ditën e saj të lindjes duke jetuar një përrallë të vërtetë, siç e ka quajtur edhe ajo, surprizën që i dashuri i saj aktual, miliarderi Dragos Savuescu, i ka bërë për ditën e saj speciale.

Angela ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një video në Instagram, ku tregon në pak sekonda momentet më të bukura të surprizës së ditëlindjes. Darkë romantike, dhoma plot e përplot me petale lulesh, i gjithë vendi nën një atmosferë të ngrohtë dhe të kuruar deri në detaje e ku sigurisht nuk kishte si të mungonte buzëqeshja vesh më vesh e Angelës, e cila është shprehur: “Ditëlindja më e bukur e jetës sime! Sa romantike, një ëndërr! Kam të dashurin më të mirë në botë!” Ndërkohë që nuk ka kursyer edhe disa
hashtag-e me fjalët: përrallë dhe histori si në filma.

Mesa duket, Savuescu ka ditur të menaxhojë siç duhet situatën për të surprizuar bukuroshen tonë, e cila prej pamjeve në video duhet thënë se duket më e lumtur se kurrë e po e shijon vërtet jetën, si në përralla!

Ndiqni edhe ju surprizën dhe reagimet e Angelës në videon më poshtë:

 

Shperndaje