Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Surpriza origjinale e Ellen DeGeneres do t’ju lërë pa fjalë!

(Video) Surpriza origjinale e Ellen DeGeneres do t’ju lërë pa fjalë!
October 31
19:51 2016

Dhe jemi përsëri te Halloween-i…

Sigurisht, veshjet më të përhapura në këtë festë nuk janë ato të të vdekurve apo të personazheve të filmave horror, por ato të personazheve të Hollywood-it, si Beyonce, Lady Gaga, Adele dhe padyshim Sia.

Vitin e kaluar ishte Kelly Clarkson ajo që u vesh si Sia me atë paruken e madhe ngjyrë të zezë dhe të bardhë, kurse këtë vit është Ellen Degeneres që ka zgjedhur të vishet me petkun e Sia-s. Por moderatorja e njohur nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka performuar bashkë me Heidi Klum, e cila ishte e veshur si Maddie, balerina e vogël që shfaqet në videot e artistes australiane, një nga këngët më të bukura të Sia-s, “Chandelier”.

 

 

 

Mund ta shpallim Ellen mbretëreshën e Halloween-it të këtij viti?! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje