Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Shikoni se si Sara Hoxha imiton Era Istrefin

(Video) Shikoni se si Sara Hoxha imiton Era Istrefin
June 25
11:11 2016

Mbrëmja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Top Music Awards” sigurisht ka pasur një punë të gjatë përgatitore, sidomos për sa i përket skenografisë, në mënyrë të atillë që performancat e artistëve të pasqyroheshin sa më të realizuara estetikisht.

Blitz.al ka qenë prezent edhe gjatë provave gjenerale të “Top Awards” duke “vjedhur” kështu disa momente interesante dhe argëtuese nga përgatitja për natën e madhe. Një ndër to ishte edhe momenti kur Sara Hoxha ka vendosur “të kthehet” për pak minuta në Era Istrefi, për të ndihmuar stafin teknik të projektonte siç duhej lëvizjet në skenë të këngëtares, meqenëse ajo nuk ishte prezente në ato momente.

Nëpërmjet videos duket se Sara Hoxha nuk e ka fare problem të përshtatet me skenën, madje ajo është argëtuar edhe vetë duke lëvizur e kërcyer nën tingujt e “Bon Bon” ndërkohë që trupa e baletit e shoqëron duke kërcyer.

Ndiqni më poshtë videon e plotë, ndërkohë që ne i themi Sarës se skena i shkon vërtet për shtat, edhe pse nuk ishte ajo që këndonte! Ku i dihet, ndoshta e ardhmja do të rezervojë ndonjë duet të mundshëm të Sarës me partnerin e saj, Ledion Liço, i cili ka provuar disa herë të këndojë, pasi duhet thënë se kjo do të ishte shumë interesante.

Shperndaje