Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Shikoni reagimin e punonjëses së sigurisë gjatë performancës së Sia-s

(Video) Shikoni reagimin e punonjëses së sigurisë gjatë performancës së Sia-s
August 11
19:36 2016

Kënga e fundit e Sia-s, “Cheap Thrills”, mund të quhet pa frikë një nga këngët më të bukura të dekadës. Nëse keni dyshime nëse mund të rrish pa e kërcyer, pyesni punonjësen e saj të sigurisë.

Gjatë një koncerti, teksa Sia po performonte këngën në fjalë, punonjësja e sigurisë nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka filluar të kërcejë bashkë me fansat e mbledhur për të parë artisten 40- vjeçare. Sigurisht, kjo gjë nuk ka ndodhur në skenë, por poshtë saj. Ndonëse nuk është filmuar me kamera profesionale, kjo “performancë” nuk mund t’u shpëtonte objektivave të telefonave.

Videoja është postuar në Twitter dhe është shpërndarë me mijëra herë. Në fakt, këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi të gjithë ne do ta bënim diçka të tillë, madje mund  të ngjiteshim edhe në skenë.

Komento
Shperndaje