Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Shikoni performancën seksi të Britney Spears në BMA

May 23
10:45 2016

Billboard Music Awards ka qenë kryefjala e mbrëmjes së djeshme, ku shumë artistë të muzikës botërore janë ngjitur në skenë dhe kanë rrëmbyer çmime të rëndësishme. Por edhe performancat kanë qenë uragane të vërtetë, sidomos ajo e Britney Spears. Britney ka performuar “Toxic” dhe “ I’m a slave 4 U” dhe i ka lënë të gjithë të habitur, duke vërtetuar edhe një herë që: “It’s Britney, Bitch”.
Ka qenë pikërisht kjo këngëtare që ka hapur eventin duke kënduar disa nga hitet më të njohura të saj. Performanca përfshinte edhe disa ndryshime të vogla në veshje e një koreografi marramendëse. Britney është nderuar me çmimin Millenium në BMA dhe është artistja e tretë pas Beyonce dhe Whitney Huston që e ka marrë këtë çmim. Ndiqni në videot bashkëngjitur performancën e saj.

...

...
Picture 1 of 1

 

Komento
Shperndaje