Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Sandalet “lënë në baltë” Encën. Bie në skenë!

(Video) Sandalet “lënë në baltë” Encën. Bie në skenë!
July 23
11:55 2016

Ajo kërkon të shfaqet gjithnjë perfekte dhe të ruajë një imazh “të paprekshëm” kudo nëpër intervistat e saj apo edhe në videoklipet e këngëve.

Por ka raste kur një gjë e tillë është e pamundur, pikërisht prej të papriturave që mund të lindin nga momenti në moment, sidomos kur je para një emocioni të madh, para një turme që brohoret këngët e tua dhe… mbi një palë taka aq të larta…

Gjatë një mbrëmjeje të turit të saj veror, në Ferizaj, teksa performonte këngën “A po t’pëlqen”, Enca është rrëzuar në skenë.

Nga sa duket nga videoja e publikuar nga “Prive”, Enca e ka kaluar këtë situatë shpejt, duke lëvizur në mënyrë të tillë për të treguar se kjo ishte pjesë e koreografisë.

Më pas, në një postim në profilin e saj në Snapchat, duke qeshur ajo ka treguar sandalet e dëmtuara, me mbishkrimin “Gati sa nuk theva qafën”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje