Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Rozana, Fiori: “Nuset do të na bëjnë gropën ”

May 28
17:59 2016

 

Rozana Radi dhe Fiori Dardha kanë qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që Rozi ka bërë një video, të cilën e kanë postuar në rrjetet sociale. Fiori i bërtet Rozit duke i thënë t’i japë makinës se do të përplaset. Por Rozi, e cila e ka marrë situatën me sportivitet, buzëqesh dhe së bashku me videon bashkëngjit një shkrim ku thotë: “Dy shoqe shekullore që vetëm bërtasin. Imagjino si do jemi plaka, do na marrin nuset me ceremoni, do na e bëjnë gropën”.
Mes komenteve të fansave nuk mund të mungonte përsëri komenti i Fiorit, e cila vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim duke shkruar: “Jepi makinës dhe lëri fjalët”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje