Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Rita Ora në mbështetje të një kauze të madhe: “Unë kam gjene refugjateje”

(Video) Rita Ora në mbështetje të një kauze të madhe: “Unë kam gjene refugjateje”
September 05
09:39 2016

Këngëtarja Rita Ora nuk e ka harruar aspak që është një emigrante, e cila falë punës dhe talentit ka arritur të prekë suksesin edhe në skena të mëdha në botë. Duke qenë se tema e refugjatëve vazhdon të jetë e prekshme, Rita Ora, së bashku me një grup njerëzish, ka marrë iniciativën të ndihmojë të gjithë refugjatët në Britaninë e Madhe, duke sensibilizuar qytetarët për të mbështetur, për të mikpritur dhe sigurisht për të dhënë donacione sipas mundësisë.

Në një video-mesazh, Rita Ora shfaqet duke thënë se ajo vetë është një refugjate, ndërkohë që të njëjtën gjë thonë edhe Jamie Cullum, Ben Elton etj. Në fund të këtij mesazhi sensibilizues, Rita shprehet: “Unë kam gjene refugjateje, po ti?” – duke hamendësuar kështu se shumë qytetarë që kanë stabilizuar jetët e tyre jashtë kufijve të vendit të tyre fillimisht kanë qenë emigrantë, ashtu si edhe pjesa tjetër që po kërkon mbështetje tani. /Blitz.al/

 

Shperndaje