Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Rita Ora “konkurrente” në “The Voice of Germany”

(Video) Rita Ora “konkurrente” në “The Voice of Germany”
November 17
19:00 2017

Rita Ora mund të themi se momentalisht është një nga personazhet më të komentuar në showbiz. Pak ditë më parë është mbajtur ceremonia e përvitshme e MTV European Music Awards 2017, ku prezantuese e eventit ishte Rita, e cila i mahniti të gjithë me veshjen e saj; me rrobdëshambër dhe me peshqir në kokë.

Megjithatë surprizat nga Rita Ora nuk paskan fund. Ajo ka qenë pjesë e një kompeticioni këtë herë jo si mentore por si “konkurrente”. Ajo është shfaqur papritur në skenën e “The Voice of Germany” ku ka performuar këngën “Your Song”. Trajnerët të ulur në karrige me kurriz kanë dyshuar për ngjashmërinë e zërit por  menduan se ka qenë thjesht një konkurrente teksa të katërt kanë shtypur butonat për t’u kthyer nga skena në shenjë pranimi.

Të gjithë janë befasuar kur panë Ritën teksa performonte duke zbuluar kështu se ajo ka qenë e ftuara special e mbrëmjes./Blitz.al/

Shperndaje