Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Rikthehet Eminem, por ka nja dy fjalë për presidentin Trump!

(Video) Rikthehet Eminem, por ka nja dy fjalë për presidentin Trump!
October 11
16:26 2017

Pas shumë vitesh, reperi i njohur Eminem është rikthyer më në fund me muzikë të re, por ndryshe nga herët e tjera është siguruar të “shënjestrojë” Donald Trump në mënyrën më të dhunshme që mund të ketë bërë ndonjëherë.

Gjatë ceremonisë së BET Hip Hop Awards të martën mbrëma, Eminem, për 5 minuta ka sulmuar Trump me vargje për dhunën në Charlottesville, shkatërrimin e Puerto Rico-s nga uragani Maria dhe sulmin në Las Vegas.

Nga ana tjetër, reperi e ka akuzuar presidentin për racizëm, hipokrizi, mungesë respekti ndaj veteranëve të ushtrisë dhe femrave jo vetëm në SHBA, por edhe përtej.

Videoja quhet “The Storm” dhe është regjistruar në Detroit për të dalë për herë të parë në BET Awards. Video, të cilën e gjeni më poshtë. /Blitz.al/

Shperndaje