Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Rikthehet Angelina Jolie dhe ka një mesazh shumë domethënës për të gjithë

(Video) Rikthehet Angelina Jolie dhe ka një mesazh shumë domethënës për të gjithë
November 19
10:45 2016

Ndarja e çiftit më të njohur të Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, padyshim ka qenë ndër lajmet më të komentuara të këtij viti. Të dy protagonistët janë përpjekur të dalin sa më rrallë në publik, megjithatë ditën e djeshme, Jolie, ka bërë deklaratën e saj të parë publike që nga ndarja. Ndonëse nuk ka qenë prezente në ndonjë event, ajo ka regjistruar një video për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në mbështetje të një politike të kohëve të fundit lidhur me fëmijët. Videoja është shpërndarë në Twitter, ku aktorja e njohur shfaqej  shumë e qetë,  shumë pak e grimuar dhe më në formë se kurrë.

“Suksesi i prokurorisë dhe  standardi i ri ligjor  tregojnë qartë përpjekjet e gjata dhe jetësore të gjeneratave. Kjo është politika e re e gjykatës, të cilën unë e mendoj të përshtatshme. Unë veçanërisht mirëpres përfshirjen e akuzave për krimet ndaj fëmijëve, pavarësisht nëse provat tregojnë apo jo ngacmim sistematik ndaj fëmijës. E përgëzoj zyrën e kryeprokurorit dhe të gjithë  ata që punojnë mbi këto politika. Njerëzimi u detyrohet fëmijëve. Ne e dimë që nuk po bëjmë më të mirën e mundshme. Nuk mund të ketë  drejtësi të plotë pa marrë parasysh viktimat e krimeve të luftës apo ndihmën praktike që u duhet atyre për të ecur përpara dhe të kalojnë gjithçka kanë vuajtur”,- është shprehur aktorja.

Jolie pas ndarjes është duke jetuar me gjashtë fëmijët e saj. FBI është ende duke hetuar incidentin që Brad Pitt pati me të birin në avion./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje