Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Rihanna, tashmë si perëndeshë në një univers paralel

(Video) Rihanna, tashmë si perëndeshë në një univers paralel
June 29
20:37 2016

Edhe pse ka muaj që ka publikuar albumin e saj të shumëpërfolur, “Anti”, edhe pse është në mes të turneut promovues, “Anti World Tour”, Rihanna vazhdon të na sjellë produkte të reja muzikore.

Më i fundit është kolona zanore e “Start Trek Beyond”, “Sledge Hammer”, e cila është publikuar pak ditë më parë. Përveç versionit audio, do të kemi mundësi edhe ta shohim vizualisht në videon që do të publikohet ditën e nesërme.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Riri, që ka postuar një “teaser” në Twitter dhe në rrjetet e tjera sociale, ku na jep një grimcë nga ajo që do të shohim nesër. Me aq sekuenca sa pamë, dimë të themi se klipi do të na çojë në një univers paralel, në të cilin Rihanna do të jetë si një perëndeshë filmash. Kjo falë efekteve dhe kamerave IMAX me të cilat është filmuar videoja.

Pra, e morët mesazhin? Nesër, tërë ditën me sytë nga kanali i RiRi-t në Youtube.

Komento
Etiketimet
Shperndaje