Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Rihanna: “Mos kërkoni të kapni Pokemon-in në koncertin tim!”

(Video) Rihanna: “Mos kërkoni të kapni Pokemon-in në koncertin tim!”
July 25
18:08 2016

Loja “Pokemon Go” vazhdon të përhapet çdo ditë  e më shumë. Një grua ka qenë duke kërkuar të kapte Pokemon-in në koncertin e Beyonce-s.

Duke marrë shkas nga kjo, Rihanna ka folur për “Pokemon Go” në koncertin e saj.  Këngëtarja ka mbajtur një fjalim të shkurtër para publikut, sepse Riri kërkon që fansat e saj ta respektojnë dhe mos të bëjnë gjëra të tjera në një koncert ku kanë shkuar për të parë atë.

Në fund të fundit, sipas Rihanna-s publiku paguan një shumë parash për të parë koncertin e saj dhe jo për të kapur Pokemon-in. Ajo  ka thënë: “Unë nuk dua t’ju shoh të shkëmbeni mesazhe me të dashurit tuaj. Unë nuk dua t’ju shoh as që jeni duke kërkuar apo kapur ndonjë Pokemon“. /Blitz.al/

 

 

Etiketimet
Vip
Shperndaje