Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Reperi shqiptar ftohet në mbledhjen e label-it të Jay Z, hyrja e tij i çmend të gjithë

(Video) Reperi shqiptar ftohet në mbledhjen e label-it të Jay Z, hyrja e tij i çmend të gjithë
August 20
12:29 2017

Vetëm kur mendojmë pjesëmarrjen në një mbledhje të kompanisë së Jay Z, “Roc Nation”, na hipin emocionet e jo më të jemi pjesë e saj. Por reperi shqiptar, G4shi, duket se komplekset i ka lënë në Shqipëri dhe në SHBA ka shkuar për të arritur qëllimet e tij pa u ndalur nga asgjë.

Reperi është prurja më e re e “Roc Nation”, me anë të një kontrate të lidhur me label-in e njohur me të cilin ka realizuar edhe këngët, “Turn Me Down” dhe “Disrespectful”.

Ai ka qenë prezent në një mbledhje të kësaj kompanie, por hyrja e tij ka qenë me të vërtetë e paparë! Në një video të postuar në Instagram, G4shi hyn duke performuar acapella një prej këngëve të tij e duket se kjo hyrje i ka lënë pa fjalë drejtuesit, siç shihet edhe në video.

Ne urojmë që ky sportivitet ta karakterizojë gjithmonë reperin shqiptar dhe shpresojmë që ta shohim me sa më shumë projekte nën këtë label. /Blitz.al/

Shperndaje