Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Reagimi prekës i djaloshit autik në koncertin e Coldplay

April 26
16:19 2016

Ëndrra e një djaloshi me autizëm, të quajtur Luis Vaquez, është bërë realitet mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Foro Sol” të kryeqytetit meksikan, Mexico City. Babai i djaloshit i bëri dhuratë të birit biletat për në koncertin e grupit britanik Coldplay, të cilin djaloshi autik e do me gjithë zemër.

Teksa grupi i njohur performonte këngën “Fix You”, ai filloi të lëvizte duart dhe këmbët duke kërcyer, por ishte kaq “i mbërthyer” nga emocionet sa filloi të qante e të prekte kokën me duar.

Duke dëshmuar lumturinë që kishte shkaktuar, Vaquez u bë pjesë e kësaj lumturie duke përqafuar të birin e duke bërë që videoja të bëhet virale në rrjetet sociale.

Videoja është shpërndarë edhe nga Coldplay, të cilët kanë shkruar: “Kjo gjë i jep shumë vlerë asaj që bëjmë. Përshëndetje Luis! Ishe fantastik! Shumë dashuri”.

 

Etiketimet
Shperndaje