Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Reagimi i Miley Cyrus kur Liam Hamsworth e quan për herë të parë në publik “gruaja ime”

(Video) Reagimi i Miley Cyrus kur Liam Hamsworth e quan për herë të parë në publik “gruaja ime”
January 29
11:54 2019

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth na surprizuan të gjithëve gjatë sezonit të pushimeve të fundvitit, kur konfirmuan se ishin martuar në nje ceremoni sekrete.

Ditën e shtunë ata morën pjesë në G’Day USA Gala, që shënoi dhe daljen e tyre të parë publike si një çift i sapomartuar. Duke qenë se Liam u nderua në këtë ceremoni për kontributin e tij në filma, ai mbajti një fjalim ku përveç të tjerëve nuk harroi të falenderonte këngëtaren. “Faleminderit gruas time të bukur. Je një engjëll . Je e mrekullueshme.”- tha ai duke ju drejtuar Miley-t, reagimi is ë cilës ishte ky më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Mund ta dëgjojmë artisten e hitit “Wrecking ball” ti thotë bashkëshortit: “Fol më shumë për mua”, fjali së cilës ai ju përgjigj: “Do vazhdoj të të them më vonë.”. Kjo ishte hera e parë që ai e quante publikisht “gruaja ime” dhe reagimi i Miley-t na i thotë të gjitha se si ajo u ndje.

Ndërkohë këtu mund të lexoni se si në intervistën që pasoi këtë ceremoni, Liam sërish nuk i kurseu fjalët e ëmbla për gruan e tij, ku ndër të tjera tha se “Martesa me të është e mrekulleshme dhe  unë jam shumë me fat që e kam”. Po, e di, nuk mund ta përballoni dot. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje