Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Reagimi i Genës pas akuzave për kopjim në emisionin “Thumb”

(Video) Reagimi i Genës pas akuzave për kopjim në emisionin “Thumb”
October 17
14:59 2016

Në puntatën e kësaj të shtune, në emisionin “Thumb”, në rubrikën “Ç’a ka dashur të thotë autori”, janë trajtuar disa nga këngët e albumit më të ri të këngëtarit Gena. Gjatë rubrikës u evidentuan “ngjashmëri” të katër prej këngëve të këngëtarit shqiptar me disa këngë të artistëve grekë. Nuk bëhej fjalë vetëm për ngjashmëri në muzikë, pasi edhe tekstet e këngëve ishin identike.

Në “Ç’a ka dashur të thotë autori” gazetarët kanë treguar se Gena  ka lançuar këngë të albumit të ri duke kopjuar këngë greke.  Pak orë pas transmetimit të emisionit, këngët që më parë ishin të ngarkuara në llogarinë e Genës në Youtube janë fshirë dhe janë ngarkuar në një tjetër llogari, por duke shtuar në titull se janë “cover”-a të këngëve të këngëtarëve grekë./Blitz.al/

gena-1 gena-4gena-3

 

Komento
Shperndaje