Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Projekti i ri i Klea Hutës dhe Elgit Dodës, një shkollë për fëmijë

(Video) Projekti i ri i Klea Hutës dhe Elgit Dodës, një shkollë për fëmijë
January 10
14:08 2019

Klea Huta dhe Elgit Doda formojnë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar, e që shpesh janë në qendër të lajmeve rozë, jo vetëm për lidhjen e tyre, por edhe për projektet profesionale.

Siç dihet,Klea kohët e fundit ka qenë e angazhuar me emisionin “Vip Club” si moderatore,  i cili prej disa javësh është transmetuar në Top Channel, ndërkohë që Elgiti si gjithmonë ka qenë i zënë me projektet në muzikë. Por mesa duket ata kanë rezervuar një surprizë për të gjithë, pasi janë duke punuar për një projekt të madh.

Kështu me anë të disa videove në Instagram, Elgiti ka treguar se shumë shpejt do të hapet “Akademia Klea Huta”. Burime për Blitz.al thonë se kjo akademi do jetë një shkollë për fëmijë, ku ata mund të ndjekin kurse të këndimit, aktrimit, baletit e çfarëdo lloj arti.

Ende duhet të presim për të mësuar një datë të saktë se kur kjo akademi do të hapet apo detaje të tjera, por gjithsesi mund ta imagjinojmë Klean si zyshë duke dhënë mësime aktrimi dhe Elgitin si profesor muzike, ose e kundërta. Shumë suksese të dyve! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje