Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Policia “mësyn” në shtëpinë e Angela Martinit

(Video) Policia “mësyn” në shtëpinë e Angela Martinit
February 26
09:20 2017

 

Ndonjëherë festimet mund të jenë aq të gjalla e të zhurmshme, saqë jo vetëm nuk do t’i harroni për një kohë të gjatë, por edhe do t’ju sjellin policinë në derën e shtëpisë.

Kështu i ka ndodhur modeles së njohur shqiptare, Angela Martini.

Ajo ka shpërndarë në Instagram një video, ku tregon “prapaskenat” e një feste të organizuar me rastin e mbajtjes së ceremonisë së çmimeve Oscar në Los Angeles.

Në video, përveç formave mjaft seksi të Angelas, mund të shohim edhe të dashurin e saj, Dragos Savulescu, si dhe një numër të madh të ftuarish.

“Mbrëmjen e kaluar, në shtëpinë tonë ishte një çmenduri saqë policia erdhi na ndaloi”, – shkruan modelja e njohur në Instagram. “Java më e mirë e “Oscars”! Të ftuar të paparë. Faleminderit!”.

Shpresojmë që miqtë e Angelës mos t’i kenë hapur telashe vetes me autoritetet! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje