Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Po të drejtohem ty, Marina, Adelina, Aurora, Valeria…

(Video) Po të drejtohem ty, Marina, Adelina, Aurora, Valeria…
October 03
13:30 2016

Muzika është shoqëruesja jonë gjatë një pjese të mirë të ditës. Në makinë, në shtëpi, në punë gjatë një gëzimi apo në momente të veçanta këngët janë gjithnjë të pranishme. Shpesh njerëzit gjejnë veten në tekstet e ndonjëherë edhe emrin e tyre.

Ka disa këngë shqiptare, autorët e të cilëve kanë zgjedhur që si titull të vendosin një emër. Të gjithë duhet ta keni dëgjuar një ndër këngët më të bukura të Elsa Lilës, e cila mban titull një emër të përveçëm, “Valeria”. Kur Pirro Çako prezantoi në “Këngën Magjike” “Anjushkën” të gjithë u surprizuan. Më herët Ronela Hajati dhe Skivi i kënduan “Nelës”, ndërsa  këtë vit ka qenë Alban Ramosaj i cili i ka kënduar “Aurorës” në po të njëjtin festival. Olta Boka i rrëfente “Annës”, shoqes së saj, përmes kësaj kënge se i dashuri i saj e kishte tradhtuar. NRG Band dhe Sinan Hoxha i kanë kënduar të njëjtit emër, “Rinës”. Çiljeta Xhilaga i ka kënduar “Marias” në Top Fest 9, ndërsa Flori Mumajesi dhe Ylli Baka i kanë dedikuar një këngë “Marinës”. Shpat Kasapi i ka thënë më herët të dua “Adelinës”.

Ndiqni në vijim këto këngë dhe se si këta artistë i kanë kënduar dashurisë në emër.

/Blitz.al/

 








Komento
Shperndaje