Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Plas sherri në “Top Show”. Ervin Kurti debaton me Anxhela Peristerin

(Video) Plas sherri në “Top Show”. Ervin Kurti debaton me Anxhela Peristerin
March 23
00:41 2017

Mbrëmjen e sotme, në “Top Show” kanë qenë të ftuar Anxhela Peristeri dhe Aurel Thellimi. Ata kanë promovuar klipin e tyre më të ri “Qesh”, por mesa duket jo çdo gjë ka shkuar siç duhet.

Opinionisti i “Top Show Magazine”, Ervin Kurti, fillimisht u është drejtuar Aurelit dhe Anxhelës duke thënë se kënga nuk i ka pëlqyer shumë dhe se klipi është paksa vulgar. Madje, sipas tij, klipi u përket atyre të viteve 1999-2000. Ndërkohë që pjesë e kësaj bisede është bërë edhe Anxhela, e cila i bën të qartë Ervinit se gjërat e bukura janë ato të thjeshtat. Por Ervini vazhdon të mbrojë idenë e tij duke thënë: “Ky është një perceptim i imi, i  bazuar në disa njerëz që dinë potencialin tuaj. Kur ju dëgjojnë në muzikë “live” thonë çfarë zëri kanë Aureli dhe Anxhela”.

Ervini ka bërë një lapsus ndërkohë që ka qenë duke folur, gjë që bëri që Aureli të kapej pas asaj pjese duke u vetëmbrojtur me frazën: “Problemi i gazetarëve është se flasin me 100 në orë”.

Atë që ka thënë Ervini e ka mbështetur më tej edhe Albana Osmani, e cila u është drejtuar të ftuarve duke thënë se kënga e tyre ngjan më shumë me këngët tallava, por këngëtarët vazhdojnë të tregojnë se kënga është pëlqyer nga masa.

Diskutimi është thelluar më pas mes Anxhelës dhe Ervinit, e cila i tregon se kënga është e bazuar në tradita dhe ajo e vendos vetë se çfarë dëshiron të këndojë.

Për ta mbyllur këtë diskutim, moderatori Alban Dudushi ka ftuar në skenë maestron e orkestrës, Gentin, i cili ka thënë se kënga ka shenja të muzikës ballkanike./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje