Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Pas deklaratës së Trejsi Sejdinit për Encën, plas sherri në rrjetet sociale!

(Video) Pas deklaratës së Trejsi Sejdinit për Encën, plas sherri në rrjetet sociale!
March 13
14:19 2019

E ftuar në “Why not” këtë fundjavë Trejsi Sejdini ka bërë një deklaratë aspak të këndshme për Encën,ku ajo ka thënë se “Enca është sa tre Trejs, si mund të mos jetën e virgjër Enca? Kush e ngre Encën e shkretë?”.

Kaq ka mjaftuar që vajzat të nisin me diss-e për njëra tjetrën në rrjetet sociale. Fillimisht ka qenë Enca që pas kësaj deklarate ka publikuar një Insta Story ku këndon një frazë në të cilën thuhet:

“Trëndafilat janë të kuq, violat janë blu, ti je kurvë dhe ne të gjithë të urrejmë ty”.

Trejsi në anën tjetër i është përgjigjur nëpërmjet një tjetër fraze të këngës së Nicki Minaj ku thotë: “Kurvat po bëjnë diss, por nuk janë në të njëjtin nivel për ta bërë” dhe më pas ka postuar një foto duke ngrënë e përbri shkruan: “Nuk ndaloj dot së ngrëni por sërish jam e dobët dhe elegante. Lum unë”.

Mesa duket vajzat sapo i kanë shpallur luftë njëra tjetrës dhe ka qenë pikërisht Trejsi ajo e cila është future në këtë valle./Blitz.al/

Komento
Shperndaje