Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Nuk është e lehtë të rrisësh një fëmijë të porsalindur, princin William e zë gjumi në mes të takimit

(Video) Nuk është e lehtë të rrisësh një fëmijë të porsalindur, princin William e zë gjumi në mes të takimit
April 26
16:26 2018

Ndonëse princi William më parë tregoi se për disa kohë do të bënte një pushim për  t’ju përkushtuar më shumë familjes në mënyrë që të ndihmojë në këto ditë të para të lindjes së fëmijës së tretë edhe dukeshën Kate, ky i fundit ka vendosur t’i surprizojë të gjithë duke u shfaqur në takimin e përvitshëm në Westminister ndërkohë që qëndronte pranë Meghan Markle dhe princit Harry, vëllait të tij.

Por një video që po qarkullon kudo, tregon se vendimi për tu shfaqur në takim nuk duket se ka qenë aq i mirë sepse princi William gati sa nuk ka fjetur në mes të sallët. Shpesh atij i mbylleshin sytë dhe gjatë gjithë kohës nuk ka qëndruar aspak aktiv në diskutim, duke u shfaqur indifferent.

 

Kush është prind vetë, e kupton më së miri William-in edhe pse zyrtarisht ky moment po nis të bëhet ‘meme’ kudo në rrjete sociale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje