Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Nuk dëgjon, por këndon dhe mrekullon miliona shikues në botë

(Video) Nuk dëgjon, por këndon dhe mrekullon miliona shikues në botë
June 07
09:48 2017

Një këngëtare amerikane ka një nga historitë më të mrekullueshme që është dëgjuar ndonjëherë në programin e famshëm amerikan “America’s Got Talent” dhe e ka merituar totalisht “Golden Buzzer”-in e dhënë nga Simon Cowell.

Këngëtarja 29-vjeçare Mandy Harvey ka humbur dëgjimin që në moshën 18-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të veshit, nga e cila nuk mundi të rikuperohej.

Mandy u detyrua ta braktisë për pak kohë muzikën që e praktikonte që në moshë të vogël. Por ajo nuk u dorëzua dhe u kthye sërish në skenë, pasi filloi të këndojë duke memorizuar lëvizjet e muskujve dhe ndierë muzikën përmes këmbëve.

Mbrëmjen e djeshme ajo performoi një këngë të shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo me titull “Provo”, duke bërë që e gjithë audienca të shpërthente në duartrokitje dhe lot.

Simon shtypi dhe butonin e “Golden Buzzer” për ta çuar Mendy-n në netët “live”.

Ndiqeni videon:

Komento
Shperndaje