Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Norës nuk i mjafton vetëm Roberti, i tregon Gjikos se njerëzit gabojnë…

(Video) Norës nuk i mjafton vetëm Roberti, i tregon Gjikos se njerëzit gabojnë…
July 24
08:33 2017

Të gjithë ishim përgatitur prej javësh se Nora Istrefi këtë verë do të rikthehej fuqishëm me këngë të reja dhe kështu veproi.

Disa ditë më parë ajo publikoi bashkëpunimin e shumëpritur me partnerin e saj Robert Berishën, “S’ka inat”, por pa e shijuar ende mirë këtë këngë, këngëtarja publikon një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Gjiko.

“Gabime” titullohet kënga e tyre më e re. Një këngë ritmike, e cila i dedikohet sigurisht dashurisë… ama të gjithë e dimë që në dashuri ka edhe gabime e pikërisht për këtë flasin Nora dhe Gjiko.

Ashtu si çdo herë, edhe në këtë klip shohim se Nora është në formë shumë të mirë.

Epo, nuk na mbetet gjë tjetër për të thënë, veçse ndiqni klipin më poshtë dhe shijojeni:

/Blitz.al/

Shperndaje