Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Noizy reagon ashpër ndaj një fansi

(Video) Noizy reagon ashpër ndaj një fansi
August 25
15:36 2016

Shumë personazhe të famshëm shqiptarë janë bërë “idhuj” për të rinjtë e sotëm, aq sa edhe një foto e vetme do të mjaftonte për t’i bërë ata të lumtur.

Në një video të publikuar nga Gazeta Express shihet një numër i madh të rinjsh teksa presin zbritjen e Noizy-t nga makina për koncertin e tij në Gjirin e Lalzit.

Pasi Noizy ka zbritur nga automjeti i tij, nuk kanë munguar shtrëngimet e duarve, përqafimet dhe fotot me të, por njëri nga të rinjtë i është afruar reperit duke hapur menjëherë kameran e celularit për të bërë foto. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Noizyt, pasi siç shihet në video, ai e ka shtyrë djalin e është larguar.

Dhe nëse do të kërkojmë tek profili i reperit, do të shohim se bëhet fjalë për koncertin e datës 14 Gusht të këtij viti.

Paksa e çuditshme kjo për Noizyn, pasi në video shihet teksa përqafohet me fansat e tjerë dhe në çdo koncert ai shihet shumë pranë e i dashur me ta.

 

Etiketimet
Shperndaje