Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Një tifoz i zjarrtë si Jul Deda. Ai ka një mesazh për skuadrën e zemrës

(Video) Një tifoz i zjarrtë si Jul Deda. Ai ka një mesazh për skuadrën e zemrës
May 26
11:57 2017

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, shpeshherë aktori i 2XL Jul Deda tregon se është një tifoz i flaktë i skuadrës së Vllaznisë.

Nesër do të luhet ndeshja e fundit e kampionatit Vllaznia-Tirana në Shkodër dhe Juli ka një mesazh për ta. Ai ka publikuar një video në Instagram teksa i uron suksese skuadrës së Vllaznisë dhe shpreson se ajo do të fitojë këtë ndeshje.

“Në mbështetje të skuadrës së zemrës. Forca Vllaznia!”- shkruan aktori te kjo video.

Gjithsesi, ankthi i Julit dhe tifozëve të tjerë për fitoren e Vllaznisë do të zgjatë deri nesër.

Kujtojmë që Tirana dhe Vllaznia janë në luftë me njëra-tjetrën për të qëndruar në kategorinë superiore si rrallëherë, pasi jemi mësuar t’i shohim të luftojnë si skuadra për të fituar kampionatin.

Bashkë me to mund të bien edhe njëra nga Laçi ose Flamurtari për të shoqëruar Korabin të rënë tashmë automatikisht.

/Blitz.al/

Ne mbeshtetje te skuadres se zemres. Forca Vllaznia.

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

Komento
Shperndaje