Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Një moment “dramatik”, por shumë i këndshëm në “Wake Up”

(Video) Një moment “dramatik”, por shumë i këndshëm në “Wake Up”
September 09
16:27 2016

Duket se emisioni i mëngjesit “Wake Up” ka nisur mbarë këtë sezon.

Që në ditën e parë të transmetimit janë vërejtur risitë në program dhe komunikimi mjaft i mirë mes dy moderatorëve, Eno Popi e Isli Islami, të cilët kanë sjellë goxha energji dhe alegri, duke e bërë më tërheqës për publikun.

Kjo gjë është parë edhe mëngjesin e sotëm, ku Isli ka risjellë “T’lagi me shampanjë”, por me një version dramatik (siç e quan ai) dhe shumë gazmor. Vargjet e lexuara nga moderatori janë shkëputur nga “Ajo” e Getoar Selimit, por duhet të pranojmë që versioni i Islit është mjaft interesant.

Jemi të sigurt që situata të tilla do të na shoqërojnë gjatë gjithë sezonit të “Wake Up”, prandaj bëni mirë të zgjoheni më herët që dita t’ju nisë ashtu siç duhet. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje