Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Një jetë në skenë, reklama e re e Krishtlindjeve bën pjesë të sajën artistin legjendar

(Video) Një jetë në skenë, reklama e re e Krishtlindjeve bën pjesë të sajën artistin legjendar
November 15
20:46 2018

John Lewis lançoi më në fund, reklamën e re të Krishtlindjeve për vitin 2018. Ajo që e bën speciale dhe të pakonkurrueshme atë është pjesëmarrja e artist legjendar, Sir Elton John.

Klipi festiv, i quajtur “The boy and the piano”, tregon artistin duke luajtur hitin e tij të parë “Your song”. Ai më pas i dërgon shikuesit në një udhëtim në jetën e tij, duke nisur nga e tashmja e deri në momentin kur luajti notën e parë në pianon e gjyshes së tij. Ishte kjo dhurata që i ndryshoi jetën, dhe solli gjashtë dekada plot art dhe koncerte.

Në klip përfshihen shumë momente kyçe si turneu i tij në stadiumet prestigjioze. Ato janë të lidhura në mënyrë aq të bukur artistikisht sa të bëjnë të ndihesh nostalgjik për rrugëtimin e tij. Sipas Metro.co.uk buxheti i kësaj reklame ka shkuar në rreth 7 milionë paund.

“Reklama e Krishtlindjeve e John Lewis ka shumë kujtime të ngrohta për mua dhe familjen time. Ishte një mundësi e bukur për mua të reflektoja për jetën time në muzikë dhe udhëtimin e mrekullueshëm që kam përshkruar, dhe sesi të luaja për herë të parë në pianon e gjyshes sime shënon momentin kur muzika u bë pjesë e jetës sime.”- është shprehur Sir Elton.

Kjo ndoshta është një ndër reklamat më të arrira, të cilën publiku britanik e ka adhuruar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje