Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Një ditëlindje princeshash për Zajmina Vasjarin

(Video) Një ditëlindje princeshash për Zajmina Vasjarin
June 17
10:34 2016

Këngëtarja bukuroshe Zajmina Vasjari, ka festuar dje pas mesnate ditëlindjen e saj. Zai ka vendosur të realizojë një festë private, me një rreth të ngushtë miqsh. Ata kanë darkuar duke u argëtuar edhe nën tingujt e muzikës. Disa nga emrat e të ftuarve, që i kemi parë edhe të postojnë momente nga ditëlindja nëpër rrjete sociale janë Enca Haxhia, Samanta Karavella, blogeri dhe tekstshkruesi Olti Curri e balerini Graciano Tagani.

Nëpërmjet disa video-ve që ka publikuar Enca në Snapchat, duket se tema e ditëlindjes së Zajminës ka qenë “një ditëlindje princeshash”. Torta dhe zbukurimet e tjera të festës kanë qenë ngjyrë rozë, ku mbizotëronte elementi i kurorës. Edhe në urimin që Enca i kë bërë për ditëlindje ka shkruar: “Happy Birthday Princess” (Gëzuar Ditëlindjen princeshë).

Më poshtë ndiqni një video nga Olti Curri dhe disa momente në festën e Zait të postuara nga Enca në Snpachat, ndërkohë që ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë bukuroshes edhe 100 vite të lumtura e sigurisht e presim një rikthim aktiv të saj në tregun muzikor duke qenë se kohëve të fundit Zajmina nuk ka dashur të shfaqet së tepërmi.

Shperndaje