Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Mozzik ju sjell “Who let the dogs out” dhe pak nga Dr. Flori & Aurela

(Video) Mozzik ju sjell “Who let the dogs out” dhe pak nga Dr. Flori & Aurela
July 07
17:28 2016

Nuk besojmë se ka njeri që nuk e mban mend shprehjen e famshme të Baha Men “Who let the dogs out?”, frazë nga kënga hit e viteve 2000, me të njëjtin titull.

Për të gjithë ata të rinj që nuk e dinë këtë shprehje apo për ata që mund ta kenë harruar, Mozzik jua sjell përsëri në vëmendje. Reperi “ma i ri n’ven” (siç e quan ai veten) e nis këngën e publikuar ditën e djeshme me këtë frazë, por Mozzik u referohet vajzave: “Kush i la çikat jashtë”.

Nga ana tjetër, në “M’ra pika” Mozzik duket se është frymëzuar edhe nga muzika e Dr. Florit, pasi në videon e mëposhtme mund të dalloni ngjashmërinë në disa sekonda me bashkëpunimin e fundit të Dr. Florit dhe Aurela Gaçes, “Baba në ktë skenë”.

Mesa duket, edhe Mozzik ka preferuar të ndjekë trendin e sjelljes në vëmendje të publikut të këngëve të suksesshme të publikuara më parë.

Ndiqni videon realizuar nga Blitz.al:

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje