Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Mos ia lini fajin NRG Band!

(Video) Mos ia lini fajin NRG Band!
September 30
21:07 2016

Pas një vere intensive me “Mos u nal”, grupi i njohur NRG Band është rikthyer me një tjetër këngë, tashmë e destinuar për t’u bërë hit në stinën e vjeshtës.

Në të njëjtat ujëra, pra me një këngë ritmike, që të bën ta kërcesh me herën e parë që e dëgjon, NRG i kërkon “asaj” mos të largohet e t’i lënë të gjitha pas krahëve.

Muzika e Kledi Bahitit dhe teksti i vokalistit të grupit, Besnik Qakas, janë ndërthurur mirë me njëra-tjetrën. Nëse nuk jeni të bindur, mjafton të klikoni videon e mëposhtme. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje