Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Moderatorja shqiptare puth në buzë gjatë intervistës gazetarin e njohur

(Video) Moderatorja shqiptare puth në buzë gjatë intervistës gazetarin e njohur
May 15
15:41 2019

Bëmat e Klinton Zeqiraj tashmë nuk janë të panjohura për publikun, duke qenë se çdo të shtunë qeshim me situatat  që “Superkunji” krijon në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës.
Së fundmi, gazetari i njohur ka qenë i ftuar në  “Siluete”, emisionin e moderuar nga Gerta Gixhari në RTSH, dhe sikur mund të pritej nuk është larguar nga aty pa bërë pak zhurmë.
Në një intervistë me pyetje-përgjigje rrufe, ndër të tjera Klintoni është pyetur nga moderatorja nëse i ka buzët e bëra.
Kaq i ka mjaftuar Superkunjit dhe i është drejtuar moderatores duke i thënë se nësë është kurioze mund ti provojë vetë.
Gixhari me sa duket nuk e ka menduar dy herë ofertën e gazetarit pasi menjëherë është afruar pranë tij dhe të dy sëbashku pa asnjë kompleks kanë shkëmbyer një puthje në buzë.
“I kishte të bëra(buzët)”-thotë Gerta duke qeshur pas puthjes.
“Tmerr, unë i kam të miat, i kam natyrale. Duhet t’i provosh më shumë zemër”- ia kthen Klintoni  që si gjithmonë e ka gati batutën.
Epo, nuk i dimë si i shkoi puna këtij muhabeti, sepse pikërisht këtu përfundoi edhe intervista me Superkunjin.
Ndërkohë që rrini me dilemën nëse u bënë më shumë prova buzësh apo jo, mund të shikoni me sytë tuaj puthjen mes moderatores dhe gazetarit, në videon më poshtë pas minutës së 21-të.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje