Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ministri Klosi këndon hip-hop në “Thumb”

(Video) Ministri Klosi këndon hip-hop në “Thumb”
October 01
21:11 2016

Në rubrikën “Intervistë” në “Thumb” nga Aulona dhe Fatma ka qenë i ftuar ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Fillimisht ai është pyetur nga Aulona në qoftë se e njihte këngën “T’lagi me shampanjë”.

“Kënga titullohet “Ajo”, e këndon djali dhe vajza në makinë”, –ka thënë  ministri plot humor.

Më pas Fatma e ka pyetur për një ndër këngët më të njohura të sezonit veror, duke i thënë: “A e njeh “Jom Vula”?” dhe ai është përgjigjur me sportivitet duke thënë se këngët e reja të hip hop-it janë të vështira për t’u kuptuar.

Madje, gazetaret kishin edhe një surprizë për ministrin Klosi: to kishin përgatitur një këngë veçanërisht për ministrin, të cilën ai e këndoi në “Thumb”.

“Jam Klosi, jam Klosi, jam ministër, kam vepra, nuk kam fjalë. Bjeri gajdes, bjeri gajdes, ti o Salë”./Blitz.al/

Shperndaje