Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Merr ftesë për një dasmë në koncert. Reagimi i Adele do t’ju habisë

(Video) Merr ftesë për një dasmë në koncert. Reagimi i Adele do t’ju habisë
August 25
18:00 2016

Teksa Adele vazhdon të udhëtojë në qytete të ndryshme me turneun e saj “Live 2016”, ajo na surprizon akoma më shumë me aftësinë për të bërë një show të vërtetë.

Këtë herë, ajo ka ngjitur në skenë në Los Angeles një çift që pritej të martohej brenda pak javësh për t’i prezantuar me pjesën tjetër të audiencës. Ndryshe nga ç’ishte mësuar më parë, Adele këtë herë ka marrë një ftesë për dasmë.

Ka qenë pikërisht ky çift, që i ka dhënë asaj ftesën e dasmës, të cilën Adele e ka pranuar në mënyrën më të mirë të mundshme duke thënë thjesht: “Yeeeees/Poooo”.

“Do të doja të vija”, – vazhdon këngëtarja. “Dhe mos u merakosni fare për çmimin apo pagesën sepse do të vij falas.”

Çifti homoseksual ka postuar të gjithë bisedën me Adele në YouTube. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje