Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Me kë ju ngjan Tuna në klipin e ri?

(Video) Me kë ju ngjan Tuna në klipin e ri?
November 07
12:08 2016

Tuna Sejdiu ka qenë këngëtarja më e komentuar ditët e fundit për shkak të lajmeve se ajo është në pritje të një fëmije.  Ndërkohë që të gjithë janë gjithë sy e veshë për një prononcim prej saj, ditën e shtunë këngëtarja vendosi të “reagojë” duke publikuar klipin e ri me titull “Bermuda”. Tuna shfaqet seksi dhe sensuale në klip, megjithatë besojmë se fansat e saj duhet ta kenë vënë re se projekti i ri ngjan me një klip që e kemi parë edhe herë tjetër. Nuk jemi duke folur për kopje apo vjedhje të këngës e ideve nga të tjerë. Këtë herë këngëtarja mund të themi se ka “kopjuar” veten.

Nëse do të shihnit videoklipin e “S’ka më diktaturë”, një nga këngët më të bukura të Tunës, do të vëreni se në një pjesë këngëtarja ka xhiruar në ujë. E njëjta skenë është përsëritur edhe në këngën “Bermuda” me të vetmin ndryshim se në klipin e ri nuk ka ngjyra, por është xhiruar bardh e zi. Ndiqni në vijim dy klipet e këngëve./Blitz.al/

collage

 

 


Komento
Shperndaje