Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Videoja më e përfolur e momentit nga Kanye West më në fund në YouTube

Videoja më e përfolur e momentit nga Kanye West më në fund në YouTube
September 07
16:46 2016

Paçka se Kanye West nuk performoi në MTV Video Music Awards 2016, ai përsëri arriti ta rrëmbente vëmendjen e publikut me videoklipin e “Fade”.

Fillimisht, kënga ishte ekskluzive vetëm në Tidal, por tashmë mund ta gjeni në llogarinë zyrtare në Youtube të Kanye-s.

Me regjisore Eli Linnetz dhe me balerinë Teyana Taylor, videoja është kthyer në një nga videot më të përfolura të këtij viti. Klipi përbëhet vetëm nga një skenë, e cila është një palestër, ku Taylor kërcen gjatë gjithë kohës.

Për të mos e zgjatur më, thjesht klikoni videon e mëposhtme:

 

 

Etiketimet
Shperndaje