Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Mbyllen votimet për Top Music Awards. Shfaqen pamjet e para të tapetit të kuq dhe skenës

(Video) Mbyllen votimet për Top Music Awards. Shfaqen pamjet e para të tapetit të kuq dhe skenës
June 23
11:53 2016

Mbrëmja e 24 qershorit do të shënojë dhe kulmin e një prej kompeticioneve më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare, finalen e Top Awards.

Moderatori dhe autori i eventit, Ledion Liço, ka postuar para pak minutash në Instagram një video tek shfaqen përgatitjet e para të tapetit të kuq dhe skenës në të cilën do të performojnë 15 këngëtarë mbrëmjen e së premtes. Moderatori ka bërë të ditur njëkohësisht se sot mbyllen votimet për çmimet e Top Music Awards dhe përjashtim bën vetëm “Viewers Voice”, për të cilin votimi do të vazhdojë edhe gjatë shfaqjes.

Ndiqni në vijim videon e postuar pak më parë në Instagram-in e Ledion Liços.

Sot mbyllim votimet! Vetëm për çmimin ‘Viewers Choice’ vazhdon votimi edhe gjatë shfaqes

A video posted by Ledion Lico (@ledionl) on

Komento
Shperndaje