Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Mbretëresha Elisabeth nuk pranon të ulet në fron

(Video) Mbretëresha Elisabeth nuk pranon të ulet në fron
July 10
19:31 2016

Është paksa e çuditshme të shohësh mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar të refuzojë të ulet në një fron, por është e vërtetë. Nuk po flasim për fronin e artë në Pallatin Beckingham, por për fronin e serialit hit “Game of Thrones”.

David Benioff dhe Dan Weiss, pjesë e serialit, të ftuar në “The Late Night With Seth Meyers”, kanë treguar se mbretëresha dhe princi Philip kishin vizituar shesh-xhirimet dhe kishin takuar të gjithë kastin verën e kaluar.
Asaj i ishte kërkuar të ulej në fronin e zi, por nuk kishte pranuar. Arsyeja? Mbretëreshës nuk i lejohej të ulej në asnjë fron tjetër përveç atij të Londrës.
“Është një rregull i vjetër nga protokolli i vendit, por edhe pse froni ishte fals, përsëri rregullat janë rregulla”, – shpjegon Benioff.

 

Shperndaje