Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Lorik Cana, tani edhe këngëtar…

(Video) Lorik Cana, tani edhe këngëtar…
August 15
19:27 2016

Sezoni veror mbledh të gjithë pushuesit të cilët kanë dëshirë jo vetëm për plazh dhe qetësi, por edhe për argëtim e muzikë mbrëmjeve, në jug të Shqipërisë. Pikërisht në Dhërmi ka vendosur të kalojë një pjesë të pushimeve edhe kapiteni i skuadrës shqiptare të futbollit, Lorik Cana. Ky i fundit madje ka preferuar edhe të argëtohet të shtunën në mbrëmje në një prej “club”-eve të Dhërmiut.

Loriku menjëherë u kthye edhe në protagonist të mbrëmjes aty. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë futbollistin, ai këtë herë ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar një pjesë të këngës “Xhamadani vija-vija”. Vetë Cana ka pranuar se nuk ka zë për të kënduar, por himnin kombëtar dhe “Xhamadanin” ai do t’i këndojë me shpirt e zemër gjithmonë. Sigurisht që edhe publikut i ka pëlqyer kjo deklaratë e kapitenit pasi përfundoi këngën.

Në fakt, Lorik Cana njihet si një nga personazhet publike që e shfaqin më tepër dashurinë për vendin dhe jo rrallë herë ka ndodhur që ai të ngrejë peshë një stadium të tërë në ndeshjet e Kombëtares vetëm me një fjalë apo gjest, ndaj dhe këto surpriza të këndshme, që ai vendos t’ia bëjë hera-herës publikut shqiptar, janë më shumë se të mirëpritura.

Komento
Shperndaje