Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Lori Hoxha “kritikon” motrën e saj, Sarën

(Video) Lori Hoxha “kritikon” motrën e saj, Sarën
November 10
13:49 2016

Herë pas here, trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, poston në rrjetet sociale video dhe foto emocionuese, gjithashtu edhe argëtuese.

Ditën e sotme ajo ka postuar në Snapchat një video të motrës së saj, Sarës, e cila qëndron e ulur në zyrë me një fustan të shkurtër të zi.

Lori poston shpesh video ose foto për motrën  shtatzënë, por këtë herë ajo e kritikon  për veshjen, sepse nuk i duket e përshtatshme për një shtatzënë.

“Të duket normale për një mami që të dalë kështu me shalët jashtë? Po si të lë burri njëherë?”- dëgjohet Lori teksa i drejtohet Sarës, e cila qesh dhe me lëvizjen e kokës tregon se i duket normale.

Kjo është një ndër batutat që motrat ndajnë shpeshherë me ndjekësit e rrjeteve sociale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje