Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Linda Rei në skenë me Nora Istrefin…dhe një hap pranë mashkullit të saj të ëndrrave: Robertit!

(Video) Linda Rei në skenë me Nora Istrefin…dhe një hap pranë mashkullit të saj të ëndrrave: Robertit!
September 24
11:05 2017

Mbrëmjen e kaluar, Nora Istrefi është ngjitur në skenën e një prej club-eve më të njohurnë kryeqytet, duke u dhuruar fansave dhe pjesëmarrëse një natë të bukur me muzikë të mirë.

Pjesë e audiencës ishte edhe konkurrentja e Dance With Me, Linda Rei!

Ok, shumë prej jush mund të thonë se çfarë ka kaq shumë për t’u çuditur këtu?

Në disa video të postuara nga Linda, kjo e fundit shihet duke kënduar krah këngëtares seksi me të cilën edhe kërcen në disa momente.

Nëse kthehemi pas në kohë , do të kujtojmë se në disa intervista Linda Rei shprehet (dhe vazhdon të shprehet) se mashkulli i saj i ëndrrave është askush tjetër veçse Robert Berisha, pra bashkëshorti i Norës. Eh, e zgjuar Linda, por këngëtarja është një hap më përpara!

Besojmë se Nora e ka ditur këtë…prandaj dhe mbrëmjen e kaluar babai i Renne-së qëndroi në shtëpi me të voglën e tij.

Se si do të shkojë kjo punë, vetëm ata e dinë! /Blitz.al/

Shperndaje