Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ledri shpall kandidaturën për kryeministër

(Video) Ledri shpall kandidaturën për kryeministër
November 12
21:03 2016

Në rubrikën “Intervistë”, në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, ka qenë i ftuar reperi i njohur Ledri Vula.

Ai është ngacmuar nga gazetaret se çfarë fjalimi do të mbante në qoftë se do të shpallte kandidaturën si kryeministër i Kosovës.

Ledri e ka marrë me shumë pozitivitet këtë pyetje dhe është përgjigjur plot humor:

“Kam pasur mundësinë për të studiuar jashtë, kam pasur mundësinë të luaja basket jashtë, kam dalë jashtë dhe jam kthyer përsëri në vendin tim. Unë dua të mirën e vendit dhe do të kontribuoj për të. Në qoftë se ju më jepni votën, vendi do të eci përpara sepse unë nuk di të gënjej apo të bëj dredhi.
Një punë që e marr me kry e çoj deri në fund”.

Në qoftë se Ledri do të shpallte kandidaturën për kryeministër është e sigurt që do ta fitonte me gjithë ata fansa që ka./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje