Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ledri & Flori dhe ca filtra në mes

(Video) Ledri & Flori dhe ca filtra në mes
July 08
22:01 2016

Vetëm pak minuta më parë u publikua bashkëpunimi për të cilin është folur shumë në media, ai mes Ledri Vulës dhe Flori Mumajesit. Kënga ka një videoklip shumë “funny”, ku ndër të tjera kuptojmë që djemtë mund të ishin edhe aktorë shumë të mirë.

“Sikletet” e djemve në marrëdhënie me vajzat dhe fakti që nuk do t’i kuptojnë kurrë arsyet se pse nuk mund të hash asnjë patate pa e postuar më parë në rrjetet sociale; pse nuk mund të bësh dot palestër pa u shtrembëruar për një foto, e bëjnë edhe më të këndshëm këtë videoklip. Filtra, modifikime, make-up e shumë marifete të tjera ndoshta të bëjnë të zhgënjehesh kur i takon njerëzit në jetën reale, larg virtualitetit.

Kënga flet për marrëdhëniet që ndonjëherë bëhen edhe më të komplikuara seç duhet, ndërsa në disa raste janë më të thjeshta se një filtër në Instagram. Tingujt e saj i përshtaten më së miri stinës së verës dhe pa diskutim që do të jetë një prej hiteve të publikuara së fundi.

Kënga është produksion i “Three Dots”, teksti është shkruar nga Ledri & Flori, videoja është realizuar nga “Entermedia”.

Shijojeni:

Komento
Shperndaje