Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ledioni, Sara dhe Lori po bëhen gati për ardhjen e bebit

(Video) Ledioni, Sara dhe Lori po bëhen gati për ardhjen e bebit
August 17
09:18 2016

Fakti se familja Hoxha do të ketë një anëtar të ri nuk është më lajm.

Tashmë anëtarët e tjerë të familjes, konkretisht Lori, Sara dhe Ledioni, po bëhen gati të mirëpresin vogëlushin që do të vijë në jetë vitin tjetër.

Në disa postime në SnapChat, Lori na tregon përgatitjen që ajo po bën para se të bëhet teze, duke mbajtur një kukull në krah, ndërkohë në një video të postuar po nga producentja shihet Ledioni që zbulon karrocën e bebit. Që të mos mjaftohej me kaq, Lori ka postuar edhe një foto të shtretërve të bebeve që gjenden në “showroom”.

Nga ana tjetër, edhe Ledioni ka postuar po në SnapChat një video me karrocën e bebit, ku tregon edhe qëllimin e copës që gjendet mbi karrocë për të mbuluar beben: “Këtë copën e kemi për të mos na e marrë më sysh çunin”.

Ndërkohë, Sara ka postuar në profilin e saj (po në Snapchat) një “screenshoot” të një dyqani online rrobash për fëmijë nga 0 deri në 6 muajsh, si dhe një video ku shfaqet Lori dhe Ledioni duke u rehatuar në kolltuqet lëvizëse dhe shkruan: “Ata po e shijojnë këtë më shumë seç duhet”.

Kemi kuptuar tashmë që jo vetëm dy të rinjtë, Sara dhe Ledioni, e kanë marrë shumë seriozisht faktin se së shpejti do të bëhen prindër, por edhe pjesa tjetër e familjes.

Sara, Lori dhe Ledioni aktualisht ndodhen në SHBA, ku po vizitojnë vende të ndryshme si Hollywood, California etj. Dhe me këtë rast po shohin jo vetëm J.Lo dhe Adele, por edhe orendi e veshje për fëmijën./Blitz.al/

Shperndaje